Shqipëria mbyll kufijtë me Britaninë, lektorja: Doja të takoja prindërit që kaluan covidin

Shqipëria

Shqipëria mbyll kufijtë me Britaninë, lektorja: Doja të takoja prindërit që kaluan covidin

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Mutacioni i ri i COVID që është shfaqur fillimisht në Britani të Madhe dhe është përhapur në disa shtete ka krijuar frikë në të gjithë botën.

Shqiptarja Rudina Jasini është një nga emigrantët që mbeti në Britani pasi vendi ynë mori vendimin e  mbylljes së kufijve me shtetin ishullor. Ajo shprehet shumë e zhgënjyer në emisionin Open pasi donte që të takonte prindërit të cilët kishin kaluar Covidin.

“Unë jam një nga pasagjerwt që  nuk arriti dot të udhëtonte, vendimi për të mos shkuar erdhi pas vendimt të shëndetësisë, u pezulluan të gjitha udhëtimet, jam zhgënjyer që në fakt avioni ishte nisur dhe disa pasagjerë të tjerë nuk jemi këtu. Informacioni kishte një orar tjetër që tregonte orën 2 pasdite. E para se më ka marrë malli shumë se prindërit e mi kaluan covid dhe prisja të takoja mamin dhe babanë në shtëpi, e kuptoj shumë mirë që në janar  dhe shkurt do të jetë një muaj sfidues për të gjithë në Britaninë e Madhe. Më ka krijuar shqetësim mënyra se si është dhënë lajmi dhe se si është perceptuar. Ky virus nuk njeh kufij, nga shtatori në dhjetor kanë udhëtuar në shumë vende të botës dhe Evropës”,  tha Jasini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat