Inxhinieri shqiptar/ 84-vjeçari tregon momentin e bërjes së vaksinës

Shqipëria

Inxhinieri shqiptar/ 84-vjeçari tregon momentin e bërjes së vaksinës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 07:25
Sinan Çelo

Inxhinier Sinan Çelo ishte një ndër shqiptarët e parë që mori vaksinën në Britani.

84 vjeçari tregoi në Open eksperiencën e tij: Si fillim mjekët donin të dinin nëse isha i sigurt që doja ta bëja dhe më 18 dhjetor do paraqitesha për të bërë vaksinën. Më kontrolluan për shëndetin paraprak, për alergji të mundshme dhe më pas e bëra vaksinën. Isha i emocionuar dhe i dyzuar se çfarë nuk kisha lexuar, por vaksinën do e bëj patjetër thashë .

Gjeta dhe shumë njerëz të tjerë të moshës time në radhë, ishte injeksion njësoj ai ai i gripit, më se i zakonshëm.

Më 8 janar do shkoj për dozën e dytë. Kam dhe një dokument ku shkruhet se kam bërë vaksinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat