Meta: Qeveria ka dalë nga shinat, u vendos kuota kryebashkiakëve për votat që i duhen

Shqipëria

Meta: Qeveria ka dalë nga shinat, u vendos kuota kryebashkiakëve për votat që i duhen

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:15
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion për vota ndaj administratës publike. I ftuar në “Aktualitet”, Meta tha se qeveria e Ramës po bën një fushatë të turpshme dhe se po u vendos kuota kryebashkiakëve për votat që i duhen.

Meta shtoi se kjo qeveri i urren zgjedhjet e lira e të ndershme dhe se prej kohësh ka dalë nga shinat kushtetuese.

Sipas Presidentit, pavarësisht presioneve, Rama nuk do t’ja dalë dot sepse qytetarët do të tregojnë që janë vërtetë europianë.

“ Ne, e kemi të qartë që kjo është një qeveri që ka dal prej kohësh jashtë shinave kushtetuese. Është një qeveri që përbuzë shtetin e së drejtës, parimin e kontrollit dhe të balancës midis pushteteve. Është një qeveri që urren zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe bën çdo gjë, që të provokoj opozitën, ta intimidojë atë, votuesit dhe qytetarët. Jemi dëshmitarë të një fushate të turpshme, që nuk ndodh në asnjë vend tjetër, ndoshta në ndonjë vend të humbur afrikan, ku Kryeministri u kërkon hapur kryetarëve të Bashkive, u vendos kuota, sesa vota i duhen për partinë e tij. Ndërkohë, që mund t’u kërkonte dhe duhet t’u kërkojë llogari, për të përmirësuar shërbimet publike ndaj qytetarëve, ndaj komuniteteve për të cilat ata janë zgjedhur. Shohim një fushatë të shfrenuar në administratën publike, me presione primitive dhe që sigurisht nuk do të kenë asnjë sukses.  Mendoj, që qytetarët janë tepër të ndërgjegjshëm, që nuk mund të vazhdojnë me këtë mënyrë, nën presion, nën të vetmen reformë, që është reforma e frikës nga pushteti.  Ndaj dhe ata,  do të marrin përgjegjësitë e tyre dhe do të tregojnë, që janë qytetarë të vërtetë europianë,”- tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat