‘Nëse s’do isha unë’/ Flet ”vajza me syze” e OFL: Pamja ime s’duhet të zbehë vlerën e Operacionit

Shqipëria

‘Nëse s’do isha unë’/ Flet ”vajza me syze” e OFL: Pamja ime s’duhet të zbehë vlerën e Operacionit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:49
Eliesa Breca

Eliesa Breca, ose ashtu siç e ka etiketuar media si “policja bionde” e maskuar e OFL-së flet për herë të parë për rolin e saj në këtë njësi.

Në Eliesa Breca, pranoi kërkesën për të folur në Unpublished, por u tregua e rezervuar në përgjigjen e saj për imazhin që përdori me syzet.

“Nëse nuk do të kisha qenë unë, do të ishte njehsuar me dikë tjetër. Unë kam qenë pjesë e kësaj strukture para krijimit të OFL-së, por në pozicionin zëdhenëse për shtyp.

Nuk e kuptoj pse një operacioni me impakt kombëtar, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t’i mbivendoset një gjë si kjo”,- shprehet Eliesa.

Por, nuk është i të njëjtit mendim Arjan Hoxha, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ai thotë se asnjë polic nuk ka mbajtur maskë kur i është drejtuar publikut.

“Në komunikimin me mediat, me qytetarët, drejtuesit apo zëdhënësit e policisë, asnjëherë nuk dalin të maskuar.

Thjesht sepse po iu dërgojnë formularë disa individëve të cilëve edhe herë të tjera iu është hetuar pasuria”,-thotë z. Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat