Yuri Kim përkrah kreun e SPAK: Në 2121 i jep fund pandëshkueshmërisë

Shqipëria

Yuri Kim përkrah kreun e SPAK: Në 2121 i jep fund pandëshkueshmërisë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar sot se SPAK do të nisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Sipas Yuri Kim Kryeprokurori Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve.

“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigjën pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.” shkruan Yuri Kim.

"Padiskutim. Unë garantoj që më i vështirë se 2020 do të jetë patjetër njëhërë. Do të jetë më i vështirë sepse do jetë struktura më e konsoliduar, eksperiencë  më e madhe, mundësi më shumë për të punuar, infrakstruktura më e mirë dhe më shumë bashkëpunëtorë në kuptimin e homologëve apo të strukturave të tjera të drejtësise me të cilët punojmë", ishte intervista e dhënë nga kreu i SPAK në emisonin 31 minuta në RTSH ku paralajmëronte se institucioni që ai drejton do t'i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat