Drejtoresha e Tatimeve jep njoftimin: Në 2021 nis sistemi i ri i fiskalizimit, bizneset do presin faturë elektronike

Shqipëria

Drejtoresha e Tatimeve jep njoftimin: Në 2021 nis sistemi i ri i fiskalizimit, bizneset do presin faturë elektronike

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Delina Ibrahimaj

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj për RTV Ora ka folur në lidhje me skemën e sistemit të ri të fiskalizimit në Shqipëri.

Ibrahimaj ka qartësuar se ky sistem është i ndarë në tre faza, të cilat pritet që të lehtësojnë punën e bizneseve dhe jo vetëm, në deklarimin dhe faturimin elektronik në lidhje me shërbimet.

Ibrahimaj: Që prej vitit 2021, që është i ndarë në 3 faza; faza e parë transaksionet që kryejnë bizneset ndaj enteve publike, që fillon me 1 janar. Faza e dytë, transaksionet që kryejnë bizneset ndërmjet njëri-tjetrit që fillon me 1 korrik. Faza e tretë, transaksionet që kryehen nga bizneset me para në dorë, më 1 shtator. Këto faza do të jenë të gjitha elektronike, pra do të lëshohet fatura elektronike dhe do të raportohen në kohë reale në administratën tatimore.

Do të ketë një ndryshim thelbësor në mënyrën e faturimit të bizneseve, që i shërben kryesisht modernizimit të kësaj forme, i shërben uljes së informalitetit dhe rritjes së të ardhurave, i shërben uljes së kohës që bizneset kanë për të përmbushur detyrimet tatimore sepse nuk do të ketë më fatura dhe blloqe TVSH-je në dorë. Harxhojnë kohë për bizneset, por do të ketë vetëm fatura elektronike që shërbejnë për të parambushur librat e shitjes dhe të blerjes nga bizneset që deri tani janë hedhur në sistemin e Tatimeve manualisht.

Këtë e keni bërë për të lehtësuar punën apo për të pasur më shumë kontroll?

Ibrahimaj: Janë tre elementë të ndërthurur me njëri-tjetrin. Procesi i faturës elektronike është një proces që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të Europës. Është zbatim i një direktive të BE, pra ne po shkojmë në hapjen e administratave moderne tatimore që funksionojnë me këto fatura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat