Lame u jep certifikatën e pronësisë dy kisha françeskane në vigjilje të Krishtlindjes

Shqipëria

Lame u jep certifikatën e pronësisë dy kisha françeskane në vigjilje të Krishtlindjes

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Artan Lame

Dy kisha françeskane kanë marrë certifikatën e pronësisë në vigjilje të Krishtlindjes.

Certifikatat i ka dorëzuar vetë kreu i Kadastrës Qendrore Artan Lame.

Certifikata për Abacinë e Benediktinëve të Rubikut jepet pas 800 vitesh.

Lame zgjodhi t’i dorëzojë vetë certifikatën Fratit Ndue Toplana të Kishës Françeskane në Rubik.

Lame: Gëzuar Krishtlindjen! Zoti jep dhurata të mëdha, ne kaq mund të dhurojmë për kishën në këto Krishtlindje!

Kreu i Kadastrës ka vizituar në fshatrat Borsh dhe Ilias, ku ka dorëzuar edhe certifikata të tjera ku është shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro.

Lame është shprehur se tashmë ka nisur përmbyllja e këtij procesi delikat për të cilin është punuar intensivisht që t’i jepet zgjidhje përfundimtare problematikave të kësaj zone të cilat kanë 30 vjet që janë të mbartura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat