Gazetari kritik ndaj programit të “100 fshatrave”: Nuk shoh ndonjë plan strategjik, s'ka asnjë bilanc

Shqipëria

Gazetari kritik ndaj programit të “100 fshatrave”: Nuk shoh ndonjë plan strategjik, s'ka asnjë bilanc

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Fatos Çoçoli

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, tha se edhe pse kanë kaluar dy vjet nga prezantimi i programit të “100 fshatrave”, sot këtij plani i mungon bilanci konkret.

Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Çoçoli tha se instrumentet me të cilat duhej të matej ky program do ishte numri i të punësuarve në këto fshatra. Ky bilanc sipas tij nuk është evidentuar ende nga strukturat shtetërore.

“Është momenti i bilancit. Është prezantuar në janar të 2018, jemi pra në dy vjet. Janë 100 fshatra, nëse e marrim me një mesatare të popullsisë 800 veta, janë 80 mijë persona. Ka njeri sot të më thotë se sa është shtuar punësimi. Është tjetër gjë vetëpunësimi dhe tjetër impakti i punësimit”, tha ai.

Gazetari Fatos Çoçoli u shpreh më tej se që në fillim të nisjes së këtij projekti duheshin bërë dy llogaritje bazike. Ai shton se problem tjetër që e vëren në të gjithë këtë program është mungesa e një plani strategjik për zhvillimin e “100 fshatrave”.

“Kur u nisëm duhet të kishim të qartë dy gjëra; sa para do hidhni, sa të punësuar të rinj do kishim. Sot do ishte mirë të flisnin për shifra konkrete.  Unë nuk shoh ndonjë plan strategjik për këto 100 fshatra”, u shpreh Çoçoli, duke shtuar se ky projekt duhet të vijojë me shtimin e numrit të fshatrave pasi Shqipëria ka vende me potenciale të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat