Detaji tronditës/ Elona Kaleshi u hoq shtatzënë, pronari mendoi se në valixhe ishte fetusi i abortuar

Shqipëria

Detaji tronditës/ Elona Kaleshi u hoq shtatzënë, pronari mendoi se në valixhe ishte fetusi i abortuar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:44
Elona Kaleshi

Janë zbuluar të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e cila është bërë virale në Itali, ajo e masakrimit të çiftit të bashkëshortëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjendën të copëtuar në disa valixhe rreth një javë më parë, pasi ishin zhdukur që nga 2 nëntori 2015.

Të gjitha hijet e dyshimit si vrasëse e mundshme bien mbi Elona Kaleshin, ish e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit.

Kaleshi doli sot përpara gjykatësit Antonio Pezzuti në një video-konferencë, ku edhe këtë herë zgjodhi heshtjen, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të tribunalit.

Ndërsa hetuesit synojnë që 36 vjeçarja të hapë gojën dhe të flasë, Elona Kaleshi pret përgjigjen e analizave shkencore.

Akuza ndaj saj nëse vërtetohet do të jetë tejet e rëndë ‘vrasje, poshtërim dhe fshehje e kufomave’

Gjatë seancës së sotme Elona Kaleshi, u mbrojt nga avokati Federico Febbo.

Tashmë do t'i mbetet gjykatësit të vendosë për masën e arrestit ndaj gruas dhe për zbatimin e masës së paraburgimit, me siguri burg.

Nga ana e saj, mbrojtja ka rezervuar të drejtën të vërë në pikëpyetje rezultatin e gjetjeve mjekësore, shkencore dhe ligjore.

Por ajo që trondit më shumë dhe që mund ta vendosë me shpatulla pas murit Elonën, është një fakt që publikohet vetëm sot nga mediat italiane.

Elona mësohet se e kishte marrë banesën me qira vetëm dy javë para se Taulant Pasho, i dashuri i saj të dilte nga burgu.

Ajo i tha pronarit se banesa ishte e dobishme pasi ajo ishte shtatzënë dhe kishte rrezik dështimi.

Kur u kthye në banesë disa ditë më vonë, pronari pa një valixhe në njërën dhomë ku vinte një aromë e përzier.

Pronari mendoi se në këtë valixhe ishte i fshehur, fetusi i abortuar.

Pikërisht në këtë banesë kanë jetuar ditët e fundit edhe çifti Pasho.

Një detaj tjetër është një makinë.

Hetuesit kanë shënjestruar një Ford C-Max në atë kohë në zotërim të Elona Kaleshit.

Ky mund të jetë mjeti në të cilin do të transferoheshin trupat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat