Krishtlindja, video-mesazhi i Manastirliut: Po lemë pas një vit të pazakontë, plot dhimbje e sakrifica

Shqipëria

Krishtlindja, video-mesazhi i Manastirliut: Po lemë pas një vit të pazakontë, plot dhimbje e sakrifica

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale uron festën e Krishtlindjes.

“Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj me ju dy fjalë zemre: po lemë pas një vit të pazakontë.

Kemi kaluar ditë të mbushura plot dhimbje dhe me sakrifica, por edhe me shembuj të të pabesueshëm force dhe kurajoje.

Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës, kemi ndryshuar planet por kemi ndryshuar dhe traditat”, shprehet ndër të tjera ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat