Arsenal eksplozivi dhe municionesh, ja çfarë gjeti policia në banesën e Josif Kavajës

Shqipëria

Arsenal eksplozivi dhe municionesh, ja çfarë gjeti policia në banesën e Josif Kavajës

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Josif Kavaja

Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe municionesh  gjatë kontrollit të banesës së 45-vjeçarit Josif Kavaja në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për Ora News se në shtëpinë e tij janë gjetur 30 granata, eksploziv, një arkë me fishekë dhe një kallashnikov.

Kavaja u arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA.

Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri, ku Kavaja mbeti i plagosur në këmbë.

Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia u vu në ndjekje të Josif Kavajës prej orës 16:00 të 24 dhjetorit pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë.

Këta të fundit kishin shkuar të kontrollonin banesën e tij, pasi kishte pasur denoncime të banorëve se qëllonte me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat