Greqia shtrihet në 12 milje në Jon, tërbim në Turqi: Shkak për luftë! Radhën e kanë ishujt përballë nesh

Shqipëria

Greqia shtrihet në 12 milje në Jon, tërbim në Turqi: Shkak për luftë! Radhën e kanë ishujt përballë nesh

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi sot dekretin për zgjerimin e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Një vendim i tillë nuk është prituar apsak mirë nga Turqia, shtet me tëcilin Greqia ka edhe përplasjet më të mëdha.

Gazeta turke “Vatan” i është referuar deklaratave të mëparshme të gjeneralëve turq, të cilët kanë thënë më herët se një vendim i tillë do të ishte shkak për luftë mes dy shteteve, ndërsa “Haber7” analizon vendimin, duke dhënë alarmin se tashmë Greqia mund ta përdorë këtë si precedent për ishujt përballë Turqisë.

Dekreti presidencial për zgjerimin në Jon nga 6 në 12 milje është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kosacionit, nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, raportuan sot mediet greke.

Sipas “Protothema”, zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar ujin dhe ajrin.

Media greke shton më tej se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat