Protestat për Klodian Rashën, Toçe: Për sa kohë nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut ne kemi një shtet të dobët

Shqipëria

Protestat për Klodian Rashën, Toçe: Për sa kohë nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut ne kemi një shtet të dobët

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Denada Toçe

Psikologia Denada Toçe komentoi dhe ngjarjet e fundit dhe protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Toçe tha se për sa kohë nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut ne kemi një shtet të dobët.

Denada Toçe: Unë mendoj që aty ku më së shumti fillohet dhe preket jeta e tjetrit pa gjykuar se kush është tjetri mendoj që ky është shteti më i dobët që kam parë ndonjëherë në jetën time. Asnjë justifikim nuk ka qoftë dhe forca policore, e rendit, etj askush nuk ka të drejtë të prekë jetën e tjetrit, sidomos kur kjo vjen nga shteti. Ne nuk kemi shtet të fortë, kemi vetëm parti të fortësh. Dhe përsa kohë është kështu nuk do kemi asnjëherë një shtet që kujdeset për humanen e tij. Që kujdeset që çdo e drejtë e një revolte është një e drejtë e njeriut. Në fund të ditës ne jemi me teorinë e rezultatit dhe rezultati është ky. Për sa kohë nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut ne kemi një shtet të dobët.

Ajo tha se trazirat e fundit  duhet të jenë një reflektim për shtetit dhe politikanët

Denada Toçe: Trazirat e fundit duhet të jenë një reflektim shumë i mirë për shtetin, për politikanët  duhet të mësojnë njëherë e mirë që nuk do ketë më qytetarë ndoshta viti pas viti që të besojnë se ata po bëjnë një punë të mirë. Nuk do mbeten më qytetarë për të gënjyer,  në çdo hap që ata hedhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat