Biberaj: Vaksinat që “i siguroi” në SHBA, mjekët dhe infermierët do t’i shohin në ëndërr

Shqipëria

Biberaj: Vaksinat që “i siguroi” në SHBA, mjekët dhe infermierët do t’i shohin në ëndërr

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:09
Aleksandër Biberaj

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj ka sulmuar kryeministrin Rama pas vizitës së tij në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Biberaj ka shkruar se Rama ka shkuar duke u dhuruar një tufë me lule mjekëve dhe infermierëve dhe me premtimin që spitali do të hiedhet në erë njëjtë si Teatri Kombëtar.

“Kryemashtruesi vazhdon qe te genjeje dhe mashtroje pa pike cipe dhe turpi, duke i mbledhur si dele ne dite krishtlindjesh mjeket dhe infermieret e spitalit infektiv, duke i’u dhuruar nje tufe me lule dhe duke i’u premtuar se spitali do te hidhet ne ere dhe do te ndertoje nje te ri, fiks si puna e teatrit kombetar. Nderkohe qe vaksinat “i siguroi” nga vizita ne SHBA:), mjeket dhe infermieret do t’i shohin ne enderr.

Ironia e fatit eshte se mediat e blera apo te vena nen thundren e tij e kane si krye-lajm selfien e Edit me mjeket dhe infermieret e rreshtuar ne oborrin e spitali si ne kohen e revolucionit kulturor kinez, cfare tallle dhe turpi:) Propogande dhe vetem propogande, fasade dhe vetem fasade, tallje dhe vetem tallje, genjeshtra dhe vetem mashtrime, ky eshte modeli i Edi Rames dhe sektit te tij shkaterrimtar te rilindjes”, ka shkruar Biberaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat