Krishtlindje të pazakonta, lutjet përqendrohen te pandemia

Shqipëria

Krishtlindje të pazakonta, lutjet përqendrohen te pandemia

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:11
Kryepeshkopi Anastas Janullatos këtë Krishtlindje lutjet i përqendroi te pandemia.

Këmbanat e kishës u dëgjuan edhe këtë 25 dhjetor për të kremtuar lindjen e Krishtit. Por pandemia diktoi deri diku edhe ritet e besimtarëve.

Në liturgjinë hyjnore, besimtarët e ortodoksë morën pjesë me maska. Në kishën ortodokse “Ngjallja e Krishtit” mesha u mbajt në dy orare. E para nisi në orën 07:00 dhe e dyta 10:00 për të shmangur grumbullimet.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos këtë Krishtlindje lutjet i përqendroi te pandemia.

“I kujtoftë Zoti, në mbretërinë e tij besimtarët e kishës tonë që kanë ndërruar jetë, si dhe të gjithë vëllezërit që janë prekur këtu dhe kudo, me shpresën e ngjalljes.”

Një qiri për një jetë me shëndet dhe begati. Besimtarët ndryshe nga jetët e tjera, nuk qëndruan gjatë në meshë, por kryer ritualet e festës.

“Zoti na mbroftë të gjtihëve dhe paçit fat edhe ju. Për një vit më të mirë, për njerëz më të mirë. Dashuri më shumë me njëri-tjetrin.”

Pas meshës ata do të mblidhen në drekat tradicionale, por duke shmangur vizitat te të afërmit.

“Një drekë familjare dhe asgjë tjetër. Gjëja më e rëndësishme është mishi i qingjit me patate, sallatë.”

Në orën 11:00 katolikët mbajtën gjithashtu meshën e Krishlindjes, ku u lutën për më shumë begati.

“Të falenderojmë i dashuri Jezus fëmijë, sepse nga grazhdi vazhdon të na thuash “Ju dua, jeni familja ime dhe jam me ju, duke luftuar bashkë me ju rrezikun e koronavirusit. Por duke iu këshilluar të keni më shumë frikë nga virusi i urrejtjes, i paragjykimit dhe i hakmarrjes””.

Në këtë ditë feste urimet i drejtohen të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat