Rrëfimi i Topallit: Pse hyra në politikë dhe çfarë më tha Borrell kur e takova në PE

Shqipëria

Rrëfimi i Topallit: Pse hyra në politikë dhe çfarë më tha Borrell kur e takova në PE

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 07:54
Jozefina Topalli

Koordinatorja e ‘Lëvizjes për Ndryshim’, gjatë një interviste në “Me Bledin” në RTSH, ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj personale.

Ish-kryeparlamentarja tregoi një episod me përfaqësuesin aktual të BE në Ballkan për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë.

Gjatë bisedës, Topalli ka treguar se si dhe pse hyri në politikë, ndërkohë që kishte studiuar për matematikë dhe i ishte përkushtuar asaj.

Topalli: Isha kryetare kuvendi dhe shkova në Parlamentin Europian. Kryetar parlamenti ishte Joseph Borrell, dhe mbasi bëmë takimin, ai kishte lexuar CV-në time dhe më tha që jeni ndër të parët politikanë që keni studiuar matematikë. Unë u përfshiva në politikë si e pafajshme, me idealizëm të madh se ky vend do bëhet më mirë.

Strakosha: Pse jeni zhgënjyer?

Topalli: S’dua ta them zhgënjim, por është shumë vështirë. Një natë më mori në telefon një shoqe e imja që është e majtë që voton gjithmonë PS-në, por më pas më votonte mua. Dhe ajo më tha një ditë: Jozefinë, çfarë kemi ne shqiptarët që nuk bëhemi si Europa, si perëndimi?

Ne na mungon kultura e shtetit, nuk kemi histori demokracie apo parlamentarizmi shumë vjeçare. Ne po përpiqemi që të rikuperojmë shekuj të humbur gjatë historisë sonë. Të rinjtë shqiptarë kur dalin jashtë kanë histori suksesi, ndërsa po të ishin këtu s’do kishin shansin, seopse mungon meritokracia. Por shqiptarët janë më të bukurit dhe më interligjentët. Nuk është faji i tyre, është faji jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat