Deni Doku rikthehet në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik, ja çfarë shkruan për miken që humbi jetën

Shqipëria

Deni Doku rikthehet në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik, ja çfarë shkruan për miken që humbi jetën

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Deni Doku dhe Alida Spahiu

Deni Doku, vajza 19-vjeçare që po drejtonte automjetin tip “Smart” pas përplasjes së të cilit humbi jetën mikesha e saj, është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh prekës.

Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke shfletuar një album ku ruan kujtimet me 22-vjeçaren Alida Spahiu.

“Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan e pikëlluar Deni Doku.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 5 dhjetorit në rrugën “Demokracia” në Kamzë, ku 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat