“Pakica nuk mund të ndalë rininë”/ Kreu i FRPD: 25 Prilli nuk është ditë votimi, është ditë ndryshimi

Shqipëria

“Pakica nuk mund të ndalë rininë”/ Kreu i FRPD: 25 Prilli nuk është ditë votimi, është ditë ndryshimi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Belind Këlliçi

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi kërkon që rinia shqiptare të qëndroi në Shqipëri, pasi janë shpresa e vetme për të lënë prapambetjen pas.

Në një postim në Facebook Këlliçi thotë se 25 prilli nuk do të jetë një ditë votimi, por një ditë ndryshimi.

Postimi i Belind Këlliçi

Europa i ka sytë nga rinia.

Studentët janë shpresa e vetme për të lënë prapambetjen pas. Energjia e të rinjve duhet vënë në punë në Shqipëri, që të prodhojë shpresë për Shqipërinë. Largimi është zgjidhje afatshkurtër. Askund s’të bëhet si vendi yt. Asgjë s’e zëvendëson familjen, shoqërinë dhe vendlindjen tënde. Në ndryshim nga moshatarët e tyre europianë, largimi i të rinjve tanë është i pakthyeshëm.

Nëse problemi largon të rinjtë nga shtëpitë tona, atëherë të largojmë problemin.

7.2 mld euro të shpërdoruara në 7 vite janë një faturë e papërballueshme nga vende me ekonomi 10-fish më të madhe se ne.  Përfytyroni se ç’mund të bëhej për studentët, arsimin, punësimin dhe shëndetësinë, me gjysmën e tyre?

“Ligji për arsimin e lartë” nuk e parashikon mësimin në distancë! Aktualisht të gjithë studentët shqiptarë po ndjekin procesin mësimor në distancë pa një platformë të paunifikuar të komunikimit.

Mosfunksionimi i zyrave të praktikave ligjore në Fakultetin e Drejtësisë prodhon të diplomuar, jo juristë. Një student i diplomuar teknikisht, nuk mund të nxjerrë as të ardhurat e studimit të tij.

Ekonomia nuk funksionon me juristin që punon si kamarier.

PD dhe Lulzim Basha zotohen se qeveria e pas 25 prillit do të financojë praktikat për 10 mijë studentë, përgjatë dhe në fund të studimeve, me 300 mijë lekë të vjetra çdo muaj, për 1 vit. Ky investim për studentët do të prodhojë shumëfish vlerën e investimit, sepse është provuar edhe në vendet e rajonit, ku 7-9 nga 10 praktikantë sigurojnë një vend pune. Kjo do të bëjë kalimin nga bankat e shkollës në tregun e punës.

Asnjë bir e bijë shqiptari nuk do t’i mohohet e drejta për studime të larta! Qeveria demokratike e pas 25 prillit do të subvecionojë 100% tarifat e studimit për të rinjtë që braktisin studimet ose që nuk i ndjekin ato për shkak të pamundësive financiare.

25 Prilli nuk është ditë votimi, është ditë ndryshimi. Ndryshim që nuk vjen kurrë nga një njeri i vetëm, nga një grup apo një parti e vetme. Bashkimi sjell ndryshimin. Pakica e pakicës nuk mund të ndalë rininë të kërkojë ndryshimin më 25 Prill!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat