Operacionet në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 2020, asnjë rast trafikimi droge nga Policia greke

Shqipëria

Operacionet në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 2020, asnjë rast trafikimi droge nga Policia greke

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vilson Dine, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë ka dhënë informacione lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020.

Ndërkohë, Dine sqaron se objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët, duke shtuar se sipas tij asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës.

Sakaq ai shton se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, që prej muajit mars 2020 ka qenë e reduktuar për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, kryesisht nga autoritetet greke.

Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon:

Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:

– 3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa;Ø

-9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;Ø

– 6 raste “Falsifikimi i dokumenteve”, ku janë vënë para përgjegjsisë penale 6 shtetas shqiptarë e të huaj;Ø

-2 raste të “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe mallrat e licensuara”, ku janë sekuestruar 140 paketa cigaresh dhe një sasi e konsiderueshme ilaçesh;Ø

– 7 raste të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ku janë sekuestruar në total 254.000 euro dhe 15.450 paund;Ø

-1 rast “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”, ku është arrestuar 1 autor;Ø

– 3 raste “Moszbatimi i aktit normativ për masat anticovid dhe gjatë pandemisë”.Ø

-Gjatë vitit 2020, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.

-Gjithashtu edhe disa raste të tjera të të veprave të ndryshme penale të ndodhura në P.K.K.

– Gjatë kësaj periudhe janë kapur në Pikën e Kalimit të Kufirit, 23 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;Ø

Ø Mbi 20 operacione të përbashkëta me DVP Gjirokastër dhe Frontex, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve nga vendet e treta.

Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet P.K.K. Kakavijë, 338.899 shtetas, nga të cilët 242.536 shqiptarë dhe 96.363 shtetas të huaj dhe 114.133 automjete, ndërsa kanë dalë nga Republika e Shqipërisë 352.088 shtetas shqiptarë e të huaj dhe 121.496 automjete.Ø

Vlen të theksohet se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, që prej muajit mars 2020 ka qënë e reduktuar për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, kryesisht nga autoritetet greke.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:

Grek;

Shqiptarë me leje qëndrimi greke;

Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;

Trupi diplomatik për arsye pune;

Shtetas shqiptarë të paisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;

Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;

Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:

Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr;

Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.ü

Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të paisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.v

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qënë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qënë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme.

Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktivitetetve kriminale nëpërmjet kufirit.

Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qënë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat