Rruga e tregut në Berat prej vitesh pa asfalt, banorët: Kemi menduar të ikim nga lagjia

Shqipëria

Rruga e tregut në Berat prej vitesh pa asfalt, banorët: Kemi menduar të ikim nga lagjia

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Berat

Kjo është rruga kryesore e lagjes “30 Vjetori” në Berat, ku dhjetëra banorë duhet të kalojnë çdo ditë.

Në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, Bashkia e drejtuar nga Ervin Demo, ka lënë në gjendje skandaloze rrugët, që lidhin qendrën e qytetit me pjesën tjetër.

Banorët shprehen se jetesa është bërë e vështirë pasi nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre, ndaj disa kanë menduar edhe që të largohen nga aty,.

“Kur bie shi bëhet për me çizme. Ujë dynjaja, nuk dalim dot. Dimër dhe behar kjo rrugë është, që të lëmë shtëpitë dhe të ikim.”

Të tjerë thonë se kjo që po ndodh në lagjen e tyre ëshë turp dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Bashkisë.

“Është turp. Bashkia duhet të ndërhyjë. Të paktën të hedhin një çakull që të mos bëhet baltë. Më keq nuk ka, sin ë mesjetë. 30 vjet kemi këtu, 30 vjet kështu ka ngelur.”

Për të kërkuar vota pushtetarët kanë shkuar pranë banorëve, por pas zgjedhjeve aty mbizotëron vetëm balta, dhe pellgjet me ujë.

“Kur vijnë votimet vijnë kërkojnë vota, tani shiko gjendjen.”

Nga rruga “30 Vjetori” kalojnë çdo ditë rreth 200 familje që ndodhen në këtë lagje, ndërsa burime nga Bashkia Berat thonë se ende nuk janë siguruar fondet për rrugën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat