Mrekullia me shqiptarin, ra nga kati i katërt, por…

Shqipëria

Mrekullia me shqiptarin, ra nga kati i katërt, por…

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Mrekullia ka ndodhur dhe shqiptari icili ra nga kati i katërt i një ballkoni teksa ishte duke punuar, jaka hedhur vetëm me disa fraktura. 

Kjo ndodhi në Di Vincenzo, ku një punëtor me origjinë shqiptare ra nga kati i katërt i një banese gati 15 metra lartësi, por ia ka dalë me vetëm disa fraktura nga ajo që mund të quhet një aksident i tmerrshëm.

Kjo mund t’i atribuohet litarit të rrobave në katet më poshtë, që në mënyrë efektive i shpëtuan jetën.

Fluturimi i bërë nga punëtori shqiptar 47-vjeçar, menaxher i kompanisë që po kryente rinovime në ballkonin e një apartamenti në zonën e Bolonjës, mund të kishte pasoja tragjike, shkruan “Corriere”.

Në një moment të caktuar burri humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti poshtë , duke filluar fluturimin nga kati i katërt. por duke hasur nëpër tela u ngadalësua rënia e tij në tokë. Për më tepër, ai u përpoq të kapej, duke bërë rënien më të ngadaltë.

47-vjeçari përfundoi me dhimbje në të gjithë trupin dhe me disa brinj të thyerja, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spitalin Maggiore. Në asnjë moment, ai nuk e humbi vetëdijen. Në vendngjarje po bëhen hetimet e nevojshme nga inspektorët e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat