Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë

Shqipëria

Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:23
Artan Shkreli

Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pasi Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Report Tv.

Ndërkohë, referuar të njëjtave burime mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.

Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Ai ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in.

Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat