Cilat ushqime nuk duhet të mungojnë natën e Vitit të Ri? Shef Marku tregon recetën e pjekjes së gjelit të detit

Shqipëria

Cilat ushqime nuk duhet të mungojnë natën e Vitit të Ri? Shef Marku tregon recetën e pjekjes së gjelit të detit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:33
Pamje nga video

Në një lidhje direkte për Ora News shefi i restorantit Rapsodia në Shëngjin, Alfred Marku tregoi se cilat ushqime nuk duhet të mungojnë në tryezën e natës së Vitit të Ri.

Shef Alfred Marku për Ora News: Janë disa pika kyçe shumë të rëndësishme që duhet të jenë në atë darkë. Për shembull sallata ruse për shtëpitë shqiptare nuk duhet të mungojë byreku me arra, byreku me kungull, janë thjerrëzat me mish viçi. Bakllava nuk duhet të mungojë. Edhe pse nuk është një kulturë tamam e jona por e kemi huazuar dhe sot në 2020 nuk mund të flasim më se e kujt është. Kam frikë se e përdorim më shumë ne këtu sesa turqit në Turqi.

Shef Marku ndau recetën e pjekjes së gjelit të detit që është dhe simboli i tryezës me të gjitha amvisat.

Shef Alfred Marku për Ora News: Ajo që nuk preket dhe që unë nuk toleroj fare, është pjekja e gjelit të detit. Unë nuk mund ta pjek një gjel deti për 3-4 orë. Mua më duhen 12 orë. Përpara do marr gjelin e detit dhe do i bëj masazh, marr gjalp të freskët t’iu tregojmë dhe amvisave dhe pastaj i shtojmë pak kripë, pak piper dhe e përziejmë gjalpin derisa të bëhet kremoz. Në atë moment fillojmë e masazhojmë në mënyrë që të marrë gjalpin dhe në një farë mënyrë e ndihmon mishin të bëhet më i butë. Zgjat rreth 20 minuta ky proces. Procesin tjetër do të kalosh në një furrë me temperaturë 250 gradë, thjesht të marrë ngjyrë floriri, pastaj ta ulësh temperaturën në një 100 gradë të mbuluar me letër varaku dhe të piqet për 12 orë avash avash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat