Bashkëqeverisje me PS dhe Rama si President/ Basha e përjashton: Vendi ka Metën

Shqipëria

Bashkëqeverisje me PS dhe Rama si President/ Basha e përjashton: Vendi ka Metën

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Meta, Rama dhe Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë në një bashkëqeverisje me PS-në, ndërsa Edi Rama do të marrë postin e presidentit.

Ai tha se ndryshimi vjen me ikjen e Ramës, duke mohuar kategorikisht një bashkëqeverisje PS-PD, ndërsa shtoi se vendi e ka një president që po bën gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën.

“Domethënë PD, unë dhe opozita e bashkuar, që u përballëm prej ditës së parë me këtë qeverisje, që dogjëm mandatet, që bëmë çdo sakrificë dhe përpjekje për të larguar këtë njeri, do të shkojmë në martesë me një qeveri ilegjitime që ka prodhuar vetëm dështime dhe ka dalë nga martesa me krimin e organizuar.

Ne nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës.

Vendi e ka një president, i cili edhe në kushte shumë të vështira po bën gjithçka për të mbrojtur atë që i ka mbetur karabinasë kushtetuese.

Për fat të mirë kemi një lajm të mirë, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është hap i vonuar”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat