Ofrimi i vaksinës “Sputnik” nga Rusia, Kryeministri Rama i kthen përgjigje Ambasadës së Moskës në Tiranë

Shqipëria

Ofrimi i vaksinës “Sputnik” nga Rusia, Kryeministri Rama i kthen përgjigje Ambasadës së Moskës në Tiranë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Në konferencën e fundvitit me gazetarët kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë ofertën e bërë nga Rusia për ta furnizuar Shqipërinë me vaksinën anti-Covid Sputnik-V.

Kreu i qeverisë tha se fillimisht kishte besuar se deklarata e ambasadës ruse ishte një meme, teksa e konsideroi një provokim qesharak, duke theksuar se një ndjesë do të ishte e mirëpritur.

“Unë kam menduar se ka qenë një meme ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga twitteri i drejtorit të komunikimit, një retwitt të twitt-it të shefes se KE. Mendova se ishte një meme për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëj provokime të tilla, dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak, dhe nuk është mirë që një vendi serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre postimeve dhe një ambasadë të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje sepse nuk shoh arsye.

Ne jemi të fokusuar të Pfizer dhe Astrazenecës. Shtetet të cilat ne komunikojmë në BE janë të fokusuara drejt këtyre kompanive. Një ndjesë e ambasadës ruse do ishte shumë e mirëpritur”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat