61 ditë betejë me Covid-19/ Deputeti i Kuvendit tregon çfarë ndodhte në ditët e vështira nga sëmundja

Shqipëria

61 ditë betejë me Covid-19/ Deputeti i Kuvendit tregon çfarë ndodhte në ditët e vështira nga sëmundja

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:50
Andi Përmeti

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Andi Përmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se beteja e tij me virusin e rrezikshëm, Covid-19 është e fituar pas 61 ditësh të vështira. Në këto rreshta që deputeti shkruan në profilin e tij në Facebook, Përmeti zbulon se guximi dhe shpresa për të ishte bashkëshortja e cila i ka qëndruar pranë çdo ditë, duke “i thënë gënjeshtra të bardha”, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Fjalët emocionuese të deputetit vijnë në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij, ku ndër të tjera shprehet:

“Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!

Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem.

Tashme mund te festojme! Gezuar!”

Mesazhi i plotë

Tashme mund te festojme!

Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19.

Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!

Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem.

Tashme mund te festojme! Gezuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat