Ndryshimet në qeveri/ A do ketë surpriza të tjera? Manastirliu: Qytetarët duhet të dinë...

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri/ A do ketë surpriza të tjera? Manastirliu: Qytetarët duhet të dinë...

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot disa ndryshime në qeveri, ku pas dorëheqjes së Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm në detyrë, emëroi në këtë post Olta Xhaçkën, e cila kishte postin e Ministres së Brendshme, ndërsa këtë post ja besoi Niko Peleshit.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e pyetur nëse priten të tjera ndryshime, nuk dha një përgjigje të qartë, por shtoi se qytetarëve nuk i intereson një gjë e tillë, por që të dinë se qeveria “po punon për ta”.  

E ftuar në “Top Talk”, Ministrja u shpreh se më shumë se kurrë, vëmendja e qeverisë duhet të jetë tek ata që kanë më shuam nevojë për ndihmë.

“Qeveria është e gjitha në punë, puna nuk po ndalet në asnjë moment. Jo vetëm për menaxhimin e pandemisë, por edhe për projektet ambicioze në infrastrukturë dhe energji.

Sot më shumë se kurrë vëmendja duhet të jetë tek ata që kanë më shumë nevojë për ndihmën e qeverisë. Qytetarët duan të dinë se qeveria është në krah të tyre në çdo moment.

Kjo është përgjigja që besoj se qytetarët presin. Qeveria është në detyrë,  bën më të mirën për ta”, tha Manatsirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat