Ndryshime në qeveri; Xhaçka tek Diplomacia, Peleshi tek Mbrotja

Shqipëria

Ndryshime në qeveri; Xhaçka tek Diplomacia, Peleshi tek Mbrotja

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Edi Rama

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot (e martë) disa ndryshime të reja në kabinetin e tij qeveritar, në postet kyçe të Diplomacisë dhe Mbrojtjes.

Zoti Rama bëri të ditur se ai nuk do të mbajë më postin e ministrit të Jashtëm, duke ja besuar këtë detyrë ministres aktuale të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kryeministri mori përsipër drejtimin e diplomacisë rreth dy vjet më parë, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte propozimin për këtë post të zotit Gent Cakaj. Pavarësisht kësaj ai do t’ia delegonte zotit Cakaj drejtimin e ministrisë së Jashtme, ndërsa vetë do të shfaqej në takime të nivelit të lartë, si dhe në krye të presidencës shqiptare të OSBE-së.

Në detyrën e ministrit të Mbrojtjes, zoti Rama ka vendour të emërojë ish-zëvendës kryeministrin dhe ish-ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.

Kjo është ndërhyrja e tretë e zotit Rama në qeverinë e tij brenda këtij viti. Në vjeshtë u largua ministrja e Arsimit Besa Shahini, ndërsa dy javë më parë ai u detyrua të zëvendësojë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, pas dorëheqjes./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat