Mos harroni çadrat, reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Mos harroni çadrat, reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësira të sheshta gjatë kësaj të mërkure, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. 

Ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore më të shumta në zonat malore.          

Sipas MeteoAlb,temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarë në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat