Akademia e Shkencave: Mbi 50% e popullatës në Tiranë është imunizuar tashmë

Shqipëria

Akademia e Shkencave: Mbi 50% e popullatës në Tiranë është imunizuar tashmë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Sipas mjekut Genc Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet.

“Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa.”, tha Sulçebe.

Por në rang kombëtar, shifrat mbeten ende shumë të ulëta.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ASH, në rang kombëtar, rezulton të kenë fituar imunitet 25% e popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat