QSUT pezullon nga detyra mjekun Ilir Allkja

Shqipëria

QSUT pezullon nga detyra mjekun Ilir Allkja

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Ilir Allkja

Qendra Spitalore Universitare ka vendosur pezullimin nga detyra të mjekut të Urgjencës Mjekësore Paraspitalore Ilir Allkja

QSUT ka njoftuar se pezullimi nga detyra i mjekut ka ardhur  për shkak të shkeljes së Kodit etik të punonjësve dhe Kodit të Punës. Sipas QSUT reagimet e vazhdueshme në medie të mjekut konsistojnë në dezinformimin e publikut

Mjeku, Ilir Allkja, u thirr të enjten e kaluar (24.12.2020) në drejtorinë e QSUT me motivacion për rishikimin e kontratës së punës, por sipas tij i është pyetur vetëm për deklaratat e tij publike në lidhje me sistemin shëndetësor. Allkja në një prononcim për mediet pas paraqitjes në drejtori tha se nëse do të penalizohet, do ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tij.  

Ende nuk ka një reagim nga mjeku Allkja pas pezullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat