Artur Zheji: Basha nxjerr maksimumin e tij 45 ditët e fundit

Shqipëria

Artur Zheji: Basha nxjerr maksimumin e tij 45 ditët e fundit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji, në studion e “ABC” komentoi liderët politik dhe angazhimin e tyre për fushatën zgjedhore.

Për Zhejin, kryeministri Edi Rama është munduar të nënvlerësojë opozitën dhe ia ka arritur qëllimit.

Ndërsa për kreun e PD Lulzim Basha, ai tha se nuk e sheh si lider por si një kryetar partie që maksimumin pret që ta transmetojë ditët e fundit të fushatës.

Ndërsa sa i përket hipotezave për një skenar qeverisjeje Rama-Basha ai tha se është dëgjuar, por nuk është parë.

“Basha nxjerr maksimumin e vet 45 ditët e fundit. Por Rama bën çfarë është e mundur që t’i nënvlerësojë aleatët. Rama kur ka protesta rri i qetë sepse e di fazat e protestave. Ai tashmë i di ciklet e tyre, apo të klimës së protestave dhe nuk shqetësohet”, tha Zheji.

Teksa komentoi edhe çështjen e Detit të diskutuar mes Greqisë dhe Shqipërisë, ai theksoi se përgjigja e kësaj çështje i mbetet Uashingtonit.

“Për fat të keq në sirtaret e Athinës ekzistojnë ambicie për territorin e Shqipërisë. Mitsotakis di të ekspozojë të drejtat e Greqisë në Uashington dhe kjo është në të mirën e Greqisë”, tha si.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat