Çipa: 2020 vit i trazuar politik, marrëdhënie anormale midis pozitës dhe opozitës

Shqipëria

Çipa: 2020 vit i trazuar politik, marrëdhënie anormale midis pozitës dhe opozitës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Aleksandër Çipa

Analisti Aleksandër Çipa u shpreh se 2020 ka qenë një vit i vështirë përsa i përket politikës në vend dhe jo vetëm.

Çipa ka vijuar duke thënë se marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës kanë qenë anormale, teksa ka shtuar se Rama mori në patronazh të gjitha pushtetet e vendit pas largimit të pakicës nga parlamenti.

Çipa: Një vit i trazuar politik, jo vetëm në marrëdhëniet e brendshme të politikës shqiptare, por edhe në raportin e natyrës me vendin. Fatkeqësitë natyrore të ndodhura, përmbytjet por në mënyrë të veçantë tërmeti, pasojat e tjera të ardhura nga pandemia globale, cenimi serioz i ekonomisë prej efekteve të pandemisë, të gjitha këto janë pjesë e një realiteti që konsiderohet i pazakontë. Në gjuhën e popullit është një vit që mos ardhtë kurrë.

Në planin politik ky vit ishte një vit i marrëdhënieve anormale midis pozitës dhe opozitës së vendit. Një anormalitet që filloi nga momenti kur vendimi politik i opozitës ishte që të qëndronte jashtë institucioneve politikbërëse dhe vendimmarrëse. Në këtë situatë, shumica në qeverisje që kryeson Rama, jo vetëm që mori në një lloj patronazhi gjithë pushtetet, por edhe krijoi një disekuilibër me demokracinë e vendit dhe me atë që konsiderohet demokracia institucionale.

Ndryshimet kushtetuese të atakuara nga pikëpamja politike prej opozitës, por edhe të diskutuara nga një pjesë e mirë e komunitetit të maturuar të jurisprudencës në vend krijuan një normë tjetër të pamjes që autoritetit vendimmarrës dëshmoi shumica politike e vendit. Në këto kushte mendoj që projektimi i zgjedhjeve të 25 prillit të ardhshëm le të konceptohet si një kthesë që kthen tre nga dimensionet e demokracisë funksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat