Vit i Ri larg familjes/ Vajzat dikur viktima trafikimi, sot u rikthehen shpresat dhe ëndrrat

Shqipëria

Vit i Ri larg familjes/ Vajzat dikur viktima trafikimi, sot u rikthehen shpresat dhe ëndrrat

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:26
Ilustrim

Jo të gjithë munden të shijojnë ngrohtësinë e familjes në ditët e festave.

Ndonjëherë edhe familja nuk është vend i sigurt. Ato kanë qenë 14 vjece kur kanë rënë pre e abuzimit, dikush në rrugë e dikush në familje. Tashmë jetojnë në një qendër të kujdesit për të miturit viktima të trafikimit dhe kanë krijuar familjen e tyre të vogël.

Kanë kaluar vështirësi të mëdha, të papërballueshme për shpatullat e tyre të vogla. Por tashmë duket se po u rikthehen shpresat dhe ëndrrat.

Megjithëse nuk ka qenë familja ideale, sërisht familja u mungon, por kanë forca për të ecur përpara, për të përballuar këtë fazë të vështirë, mebindjen se nesër do të krijojnë një familje të tyren të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat