Babagjyshi këtë vit ishte Megatek, mijëra dhuratë të shpërndara në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Babagjyshi këtë vit ishte Megatek, mijëra dhuratë të shpërndara në gjithë Shqipërinë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:03
Ilustrim

Një nga ngjarjet e bukura të dhjetorit 2020 ishte edhe iniciativa e kompanisë Megatek “Shkruaji Babagjyshit Online” ku mijëra fëmijë të moshës deri në 7 vjec, të ndihmuar nga prindërit e tyre, përdorën teknologjinë online për të kërkuar dhurata

Hipermarketi më i madh në Shqipëri, vuri në dispozicion të fëmijëve disa dhjetra mijëra dhurata të përshtatura për moshën dhe gjininë, të cilat Babagjyshi dhe Elefët Postarë i shpërndanë në të gjithë Shqipërinë.

Presidenti i Megatek, Dionis Teqja, thotë se ky projekt ka dhuruar shumë gëzim dhe është bërë i mundur falë infrastrukturës së zhvilluar që Hipermarketi më i madh në vend ka në komunikimin digital dhe shitjet online.

Dhuratat për fëmijët ishin një urim i bukur dhe rikthim në magjinë e festave gjatë këtij vitit të vështirë.

Megatek ju uron një vit të mbarë dhe të shëndetshëm për të gjithë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat