Intrigat e zgjedhjeve/ Baton Haxhiu i ofron pazar Rudina Hajdarit për t’u bërë deputete e Edi Ramës

Shqipëria

Intrigat e zgjedhjeve/ Baton Haxhiu i ofron pazar Rudina Hajdarit për t’u bërë deputete e Edi Ramës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:16
Rudina Hajdari

Edi Rama ka intensifikuar lëvizjet për të bindur Rudina Hajdatin që të pranojë ofertën e tij politike, për t’u bërë deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021, duke e bërë pjesë e listës në Tiranë ose të kryesojë listën e PS në Kukës. Rama këmbëngul që Rudina Hajdarin ta kandifojë për partinë e tij si diversion ndaj Partisë Demokratike.

Sipas burimeve të sigurta, orët e fundit Rama ka hedhur në lojë Baton Haxhiun, për të bindur Rudinën që të pranojë ofertën. Batoni, një nga njerëzit më të besuar të Ramës për momentin, po zhvillon negociata intensive me zonjën Hajdarii, që të pranojë përfshirjen në lista.

Nuk dihet se çfarë garancish dhe pazari i ka ofruar Batoni Rudina Hajdarit, por lëvizjet e Ramës nuk lënë shumë vend për dyshime. Disa ditë më parë Rama emëroi vëllanë e Rudinës në KESH. Dje zëvëndëskryeministri Erion Braçe i thuri lavde, duke vlerësuar qëndrimin e saj për shkarkimin e jëmës, Fatmira Hajdari.

Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi lavdërojnë në çdo mbledhje Rudinën, duke vlerësuar kontributin e saj në Parlament. Gjithashtu Rama bëri përpjekje për të shpëtuar Fatmira Hajdarin nga laku i Vetingu, por plani dështoi për shkak të rolit të përfaqësuesve të SHBA-BE.

Supriza pritet të prodhojnë edhe listat e PD dhe LSI. Sipas burimeve, këtë radhë listën e kandidatëve për deputetë të PD e ka marrë Sali Berisha. Nga familja Berisha janë katër pretendentë për të hyrë në Kuvend, vetë Berisha, Shkëlzeni, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe Argita. Nga ana tjetër, Ilir Meta përflitet se do të përfshijë në listën e LSI, Adriatik Llallën, për ta veshur me imunitetin e deputetit, dhe për ta shpëtuar nga SPAK.

Llalla është marrë aktualisht i pandehur nga SPAK për largim të parave të pista jashtë vendit, ndërsa është futur në listën e zezë nga amerikanët. Skemëm e mbrojtjes me imunitetin e deputetit e ka përdorur edhe Sali Berisha në 2009, ku shpëtoi Fatmir Mediun nga drejtësia, duke e futur sërish në Kuvend dhe riveshur me imunitet./Pamfleti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat