Vizitorët popullojnë Korçën

Shqipëria

Vizitorët popullojnë Korçën

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:26
Vlorë

Me ose pa dëborë, Korça vijon të jetë epiqendra e festimeve. Dekoret e veçanta me të cilat është zbukuruar qyteti i serenatave, kanë tërhequr më shumë se kurrë turistët në ditët e para të vitit.

Rrugët, pedonalja dhe baret kryesore janë kthyer në zonën më të frekuentuar.

Qetësia e ditës së parë është thyer edhe në Shkodër. Rrugët janë mbushur nga qytetarët e shumtë të cilët me vitin e ri duket se kanë harruar edhe kujdesin ndaj Covid-19.

Janë jo të paktë edhe ata qytetarë të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të nisur vitin.

Moti i ngrohtë ka favorizuar shëtitjet në rrugët e parqet e qytetit.

Ndërsa Durrësi pas festimeve të ndërrimit të viteve i është rikthyer normalitetit.

Thuajse të gjithë aktivitetet tregtare kanë nisur punën në këtë fillim viti, duke pritur klientët e parë.

Qendra e Durrësit dhe shëtitorja “Taulantia” mbeten dy nga vendet më të frekuentuara nga banorë të grupmoshave të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat