U vranë duke ngrënë/ Përparim Ademi jep të tjera detaje tronditëse për vrasjen e motrave: Udhëtoja me të dyja dhe gruan në…

Shqipëria

U vranë duke ngrënë/ Përparim Ademi jep të tjera detaje tronditëse për vrasjen e motrave: Udhëtoja me të dyja dhe gruan në…

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:52
Përparim Ademi, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë e motrave Kristina Bardhi e Zhaneta Metani nga 59-vjeçari Përparim Ademi, më 31 dhjetor të 2020.

News 24 zbardh një pjesë të dëshmisë së tij para Gjykatës së Tiranës, teksa i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para 20 e ca vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin, me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë por nuk e ka të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi.

59-vjeçari Ademi ka deklaruar se ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. Madje, ai ka shkuar tek punëdhënësi i Zhanetës, duke kërkuar largimin nga puna të një personi, tek i cili ai dyshonte.

Krimi

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend.

Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.

Ai është shfaqur në gjendje të qetë sot në gjykatë. Ai rrezikon burgim të përjetshëm për krimin e kryer brenda familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat