Mjeku: Jemi muaj larg për kontrollin e pandemisë, ja pse nuk jam dakord me imunitetin 50% të Tiranës

Shqipëria

Mjeku: Jemi muaj larg për kontrollin e pandemisë, ja pse nuk jam dakord me imunitetin 50% të Tiranës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 22:41
Shqipëri

Viti i ri 2021 erdhi bashkë me lajmin e mirë për mbërritjen e 10 mijë vaksinave të para kundër koronavirusit në javën e tretë të janarit.

Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora News, virologu i njohur Arban Domi, njëherësh drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta, e konsideron një lajm shumë të mirë, kryesisht për personelin mjekësor të Shqipërisë, por këshillon që të kemi kujdes me optimizimin e tepërt për vaksinimin.

Domi: 10 mijë doza është një gjë shumë e mirë sepse do të ndihmojë vaksinimin e personelit mjekësor dhe me dozat që do të dinë dhe në muajin shkurt. Po për kontrollin e pandemisë jemi muaj e muaj të tërë larg. Numri i dozave të nevojshme është shumëfish i 10 mijëshit. Nuk është problem vetëm i Shqipërisë por në të gjitha vendet ka mungesë dozash në raport me situatën. Në Francë aktualisht kanë vetëm 500 mijë doza që po ta krahasojmë me popullësinë, Franca nuk ka më shumë se 2-3 herë më shumë doza se 10 mijë dozat që do të vijnë te ne. 10 mijë doza janë një hap shumë i mirë por njerëzit duhet të kenë kujdes me optimizmin e vaksinimit.

Lajmit për marrëveshjen e drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare me kompaninë prodhuese Pfizer i parapriu një tjetër zhvillimi i rëndësishëm për pandeminë, studimi i Akademisë së Shkencave për imunitetin e tufës sipas të cilit  50% e banorëve në Tiranë kanë kaluar Covid 19.

Domi e vlerëson tejet pozitiv si studim por konkluzionet i sheh me rezerva.

Domi: Lidhur me rezultatet dhe konkluzionet jam pak skeptik dhe kam kufizimet e mia për ta pranuar si të tillë. Por studimi është shumë pozitiv. Për një mendim më të plotë duhet në radhë të parë të dihen kriteret e përzgjedhjes së zonave, janë më të prekura ose jo. Sa është numri real i të diagnostikuarve me Covid në këto zona. Së dyti, kriteret e përzgjedhur për përzgjedhjen e individëve që kanë marrë pjesë në këtë studim. Duhet të shihet historia familjare e tyre, a kanë qenë vetë të infektuar, kanë pasur njerëz në familje të infektuar, kanë pasur kontakt me persona të tjerë të infektuar? Kur janë marrë monstrat, në çfarë laboratorësh janë marrë?Që të arrish në një konkluzion të tillë për 50% të popullësisë është… qoftë e vërtetë, por nga studime të shumta në vende të ndryshme të botës këto shifra nuk kanë rezultuar në asnjë prej tyre. Për mendimin tim në Shqipëri duhet të jetë mes 15 dhe 30%, ndoshta pak më shumë se 30%. Nëse do ta marrim të mirëqënë 50%, në këtë rast i bie që në Tiranë që ka një popullësi 900 mijë banorë, 450 mijë banorë  e kanë kaluar në një formë apo tjetër ose kanë qenë në kontakt dhe kanë prodhuar imunitet ndaj virusit.  Reale është te 20-25%.

Sipas mjekut, Arban Domi, duhet të rritet numri i testeve serologjike për të pasur një panoramë të qartë edhe mbi numrin e nevojshëm të vaksinave që do ti duhen vendit.

Domi: Duhen siguruar 50-100 teste serologjike, është një investim jo i vogël që duhet të shkojë te 1 mln dollarë. Kjo të ndihmon për të kontrolluar mbarëvajtjen e pandemisë në ditët dhe muajt e ardhshëm dhe për më tepër ndihmon në analizimin dhe strategjinë e vaksinimit. Është një investim paraprak por të ndihmon pas për llogaritjen e numrit të nevojshëm të vaksinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat