“Më përcillni me nje kaba me të qarë”, miqtë i plotësojnë amanetin Dhimitër Orgockës

Shqipëria

“Më përcillni me nje kaba me të qarë”, miqtë i plotësojnë amanetin Dhimitër Orgockës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:06
Por para se të vdiste, ai kishte lënë një amanet: ta përcillnin me një kaba me të qarë

Aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare në ditën e parë të vitit të ri si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Por para se të vdiste, ai kishte lënë një amanet: ta përcillnin me një kaba me të qarë.

Detajet i jep ish deputeti Namik Dokle përmes një postimi në Facebook.

“POROSIA E FUNDIT E DHIMITËR ORGOCKËS:

“Më përcillni me nje kaba me të qarë…” Miqtë ia plotësuan amanetin…”, shkruan ish deputeti Namik Dokle.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi “Gjeneral Gramafoni”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Asgjë nuk harrohet”, “Njerëz në rrymë”, “Yjet e netëve të gjata” dhe “Horizonte të hapura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat