GJKKO merr vendimin e papritur për sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës

Shqipëria

GJKKO merr vendimin e papritur për sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:16
Adriatik Llalla

Sekuestrimi i pasurisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë javën e fundit të vitit që lamë pas nga Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ja kaluar kështu ccështjen kolegëve të tyre të gjykatës së kryeqytetit.

Në vendimin e GJKKO-së se vepra penale për të cilën akuzohet ish- Prokurori i Përgjithshëm nuk është kompetencë e kësaj gjykate dhe në bazë të ligjit Antimafia këtë gjykim duhet ta bëjë Gjykata e Tiranës.

Rreth një muaj e gjysmë më parë ish-kryeprokurori u morr zyrtarisht si i pandehur për akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit më 19 nëntor.

Llalla do të ulet në bankën e të akuzuarve për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat