Masakër në rrugët e vendit/ 4 viktima dhe 9 të plagosur sot

Shqipëria

Masakër në rrugët e vendit/ 4 viktima dhe 9 të plagosur sot

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërron jetë një nga shtatë të plagosurit nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan.

26-vjeçari Kledis Deda nga Elbasani që ishte pasagjer në makinën tip “Volkswagen Cabriole” ka ndërruar jetë në spital.

Makina me të cilën ai po udhëtonte drejtohej nga shoferja me inicialet F.B. e cila është e plagosur. Makina u dëmtua shumë nga përplasja me një minibus me turistë që po ktheheshin nga juglindja.

Ndërkohë që të lënduar nga përplasja me “Volkswagen”-in kanë mbetur edhe 5 pasagjerë të minibusit, që po kthehej nga juglindja, guidë për festat. Të plagosurit nga minibusi, sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidentet sot në Shqipëri janë shënuar 4 viktima dhe 9 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat