U raportua se kanosi me armë gjahu një person në Vlorë, policia sqaron “konfliktin”

Shqipëria

U raportua se kanosi me armë gjahu një person në Vlorë, policia sqaron “konfliktin”

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka sqaruar ngjarjen e një dite më parë, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt.  Sipas bluve, fillimisht u raportua se shtetasi me iniciale F.Z kanosi me armë zjarri një person, por më pas rezultoi se e kishte kanosur me fjalë.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të DVP Vlorë, është njoftuar se në fshatin Llakatund, Vlorë,  një shtetas po kërcënonte me armë gjahu një shtetas tjetër.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar forca të shumta të Policisë, nga verifikimet e bëra dhe nga deklarimi i personit që kishte njoftuar Policinë, rezultoi se shtetasi  F. Z., 39 vjeç, banues  në lagjen  “Uji i Ftohte”, Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu, por me fjalë, shtetasin A.D., 31 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë. Armën e gjahut që posedonte shtetasi F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi F. Z, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Kanosja”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat