Ministrja e Arsimit jep lajmin e mirë për mësuesit: Viti 2021 fillon me 15% rritje page…

Shqipëria

Ministrja e Arsimit jep lajmin e mirë për mësuesit: Viti 2021 fillon me 15% rritje page…

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:00
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e parreshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin! ” shkruan në postimin e saj ministrja Kushi.

Kujtojmë se rritje pagash do të ketë edhe në Shëndetësi ku do të përfitojnë mjekët, infermierët dhe laborantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat