Fushata në kohë pandemie/ Masat anti covid do të pengojnë grumbullimet e mëdha

Shqipëria

Fushata në kohë pandemie/ Masat anti covid do të pengojnë grumbullimet e mëdha

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Ne te gjithë boten fushatat elektorale morën dimension te ri për shkak te pandemisë dhe mesa duket as Shqipëria nuk do beje përjashtim. Tek ne mitingjet madhështore plot shkëlqim do i lenë vend takimeve te ngushta me pak njerëz. 

Jorida Tabaku, PD: Kontakti i drejtpërdrejte me njerëzit takimet individuale ndihmojnë gjithmonë e me shume per te kuptuar edhe situatën reale ne te cilen ndodhen shqiptaret. Eshte shume e vështire per te komunikuar ne mënyre te drejtperdrejte kur ke turma te mëdha dhe kur ke mitingje te mëdha masive.

Ervin Bushati, kreu i PS per Tirane: Dhe mendoj qe ne fakt ka qene shume rezultative takimi me njerez sa me shpesh dhe duke dhënë mesazhe te veçante per çdo grup. Ne nje mënyre ka bere me njerëzore politiken, me efektive, me te gatshme dhe te prekshme.

Perparim Spahiu LSI: Ndryshimi është esencial me fushatat e kaluara, mbase dhe takimet jane me te mira me pranë me njerëzit janë takime qe personalisht i pëlqej, besoj ne do gjejmë modelin e bashkëbisedimit me votuesin.

Partitë e reja ne kërkim te elektoratit ndihen me te prekura nga masat shtrënguese. Te vegjlit kane rezerva per fushatën online ndryshe nga te mëdhenjtë.

Murrizi: Partitë e vogla dhe te reja janë me te penalizuarat, por nuk ja dua votën atij qe si kam dhëne dorën, duhet te jete e prekshme për qytetarin kontaktin me te nëse kërko te jesh përfaqësues i tij ne parlamentin shqiptar

Ervin Bushati: Kemi shume platforma komunikimi me njeri tjetrin, kemi shfrytëzuar teknologjinë me te gjitha mundesine qe na ka dhëne. Ne kohe reale dhe e kemi nisur me kohe përgatitja për gjithçka qe do vije deri tek ne 25 prill.

Jorida Tabaku: Eshte një mënyre shume e mire, “Facebook”, “twitter”, “instagram” për te arritur tek sa me shume votues sidomos tek ata te rinjtë. E rëndësishme qe qeveria te mos e përdore pandeminë për fushate elektorale.

Perparim Spahiu, LSi: Ne patëm një eksperience mjaft te mire ne zgjedhjet qe patëm për kryetaren e LSI dhe strukturat drejtuese te saj funksioni mjaft mire, komunikimi ishte mjaft i mire kështu qe them se sidomos LSI ka një eksperience mjaft te mire sa i takon kësaj teknike te realizimin te fushatës.

Këtë vit shqiptaret do i drejtohet kutive te votimit në pranverë, ndërkohë  për herë të parë  votohet jo vetëm partia politike por edhe kandidati. Edhe pse fushata elektorale ka nisur para kohe zyrtarisht ajo nis me 26 mars. 15 shkurti shënonin afatin e fundit për regjistrimin e partive politike ndërsa  me 7 mars, subjektet duhet te dorëzojnë ne KQZ  listën e kandidatëve për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat