Cili grup ka prioritet për vaksinimin? Alimehmeti debaton me ish-ministrin Koja

Shqipëria

Cili grup ka prioritet për vaksinimin? Alimehmeti debaton me ish-ministrin Koja

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:45
Ilir Alimehmeti

Sonte starton Open për vitin 2021, ku emisioni i parë është kushtuar ardhjes së vaksinave. Qeveria dha lajmin se në Shqipëri po vijnë 500 mijë vaksina të Pfizer.

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha në Open mosha më e riskuar nga ky virus janë mosha mbi 65-vjeç, prandaj kjo shtresë duhet të jetë prioritare në vaksinim.

“Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se mosha mbi 65-vjeç është një grup risku dhe është prioritare në vaksinim. Këtë duhet të bëjmë edhe ne. Personeli mjekësor dhe mosha mbi 65-vjeç duhet të jenë grupet prioritare për vaksinim”- tha Alimehmeti.

Ndërkohë që ish-ministri Koja vazhdoi duke mbështetur idenë se duhet vaksinuar mësuesit dhe policët para grupmoshës mbi 65-vjeç pasi arsimtarët dhe policët janë më të rriskuara për të rënë në kontakt me virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat