Meta zbulon krisjen me Nanon: Humbi përkushtimin për integrimin e vendit

Shqipëria

Meta zbulon krisjen me Nanon: Humbi përkushtimin për integrimin e vendit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:50
Ilir Meta dhe Fatos Nano

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për raportet me Fatos Nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre. Sipas Metës, gabimi kryesor i Fatos Nanos ishte që pas vitit 2004 u dha tërësisht  pas pushtetit.

"Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte."

Pjesa nga intervista

Fevziu: Raportet tuaja me Nanon në 15 vite kanë qenë shumë kontradiktore. Diku jeni afruar diku jeni larguar. Çfarë nuk ka funksionuar mes jush?

Meta: Nuk besoj se ka qenë çështje e raporteve personale. Kemi bashkëpunuar dhe kemi patur debate për çështje të ndryshme, por besoj që në fund të ditës sjellja ime ndaj tij ka qenë shumë korrekte.

Fevziu: Përse u thyet me Nanon në 2004?

Meta: Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte.

Fevziu: Ishte i tensionuar takimi juaj i fundit?

Meta: Nuk mendoj se ishte i tensionaur, unë kam qenë i qartë.

Fevziu: A ka luajtur rol Rama në përplasjen mes jush dhe Nanos?

Meta: Këtë nuk mund ta them, e rëndësishme për mua ishte të ecnim në atë proces.

Fevziu: Si do ta përkufizonit kontributin e Nanos në politkë?

Meta: Nëse do të kishte më shumë vullnet dhe do të kishte dashur të dëgjonte të vërtetat më shumë, do të kishte patur një kontribut më të madh dhe Shqipëria do të ishte në një situatë krejt tjetër në raport me BE. Është i padiskutueshëm roli i tij në hapjen e PS, edhe në qëndresën që ka mbajtur gjatë periudhës së burgut politik, edhe më pas ka bërë përpjekje pozitive. Por pas vitit 2004 ai u dha tërësisht  pas pushtetit dhe për mua ishte gabimi kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat