Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Largimi i shqiptarëve, dështimi i kryeministrit! Rama duhet të…

Shqipëria

Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Largimi i shqiptarëve, dështimi i kryeministrit! Rama duhet të…

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:17
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me largimin e shqiptarëve. Në një status në twitter, kryedemokrati u shpreh se ikja e shqiptarëve është një nga dështimet e Ramës.

Sipas Bashës, Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive në këto 8 vitet e fundit.

“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, shkruan Basha.

Më herët kryeministri Rama për largimin e shqiptareve tha: “Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!”, shkruan Rama në një postim në “Twitter”.

Më herët presidenti Ilir Meta duke reaguar mbi raportin e konsideroi një rekord të zi.

“Largimi i ‘ajkës’ së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese, marrin një pagesë të kënaqshme dhe kanë një pronë, por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm, ndjehen pa zë, të papërfaqësuar, të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen në vend dhe të pashpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, do të shprehej Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat