Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Kërcënoi të afërmin teksa pinin alkool dhe qëlloi në ajër, arrestohet 45-vjeçari

Shqipëria

Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Kërcënoi të afërmin teksa pinin alkool dhe qëlloi në ajër, arrestohet 45-vjeçari

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:15
Pamje nga video

Ora News zbulon detaje nga ngjarja e pak minutave më parë ku në qendër të qytetit të Elbasanit u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Burime për Ora News shprehen se bëhet fjalë për një konlikt familjar.

Shtetasi Arjan Ruvina, 45 vjeç, ka kanosur me armë të afërmin e tij e më pas ka qëlluar në ajër.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë arrestimin e Ruvinës, i cili është shoqëruar drejt ambjenteve të Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në momentin e konfliktimit, të dy personat kanë qenë dy konsumuar alkool.

Fillimisht, Policia dyshoi për një telefonatë të rremë, por pas verifikimeve në vendngjarje u konfirmua ngjarja.

Raportime për të shtëna me armë zjarri në Elbasan.

Pak minuta më parë, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë qendrës së qytetit, ka patur të shtëna me armë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Policisë së Elbasanit, në sallën operative ka ardhur një telefonatë që pretendonte për të shtëna me armë zjarri në zonën në fjalë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe një ambulancë, ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Policia dyshon se mund të kemi të bëjmë me një telefonatë të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat