‘Jam i ëmbël vetë’, Rama batuta me familjen në Shijak, Ahmetaj i përgjigjet kritikave

Shqipëria

‘Jam i ëmbël vetë’, Rama batuta me familjen në Shijak, Ahmetaj i përgjigjet kritikave

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Maminas, Shijak, ku vazhdon kthimi në shtëpitë e reja i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili i dha dhe një përgjigje kritikave të opozitës për personat që ende jetojnë në çadër.

“Se marr shkas nga disa postime të pseudo opozitës për ata që janë në çadër. Numri i tyre vjen duke u ulur, ka qenë 11 mijë, para katër javësh ka qenë 1234 sot ka zbritur në 1058, dhe me mbarimin e gjithë numrit këtu në Shijak do zbresim nën 1000 e deri në maj s’do ketë më në cadër. Të gjithë ata që kanë qenë në cadër, që kanë bërë zgjedhjen e tyre për shkaqe normale afër dhënve e tokës, të gjithë kanë marrë bonusin e qirasë, e kanë bërë zgjedhje vetë”, tha Ahmetaj.

“Po mirë s’kemi ca i bëjmë asaj tani. Gëzuar. Të këqijat i kemi lënë pas e të mirën e kemi të gjithën përpara”, tha Rama, e teksa e zonja e shtëpisë i zgjati tabakanë me karamele, kryeministri bëri dhe një batutë me ministrin Ahmetaj:

“Jo faleminderit, unë po bëj vetëm një gëzuar e këtë jepja këtij se është i hidhur unë jam i ëmbël vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat